Sht. Nën 23rd, 2024

Qeveria ndan 4 milionë euro për ndërtimin e shtëpive për katër komunat veriore të Kosovës

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës janë ndarë 4 milionë euro për ndërtimin dhe rindërtimin e shtëpive në katër komunat veriore të Kosovës në Mitrovicë veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në fjalimin e tij tha se ky projektligj ka të bëjë me kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe këto 4 milionë euro ndahen tek MAPL.

“Ka të bëjë me një kërkesë të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për ndarjen e 4 milionë euro shtesë kaq sa është vlerësuar pra nevoja për të mbuluar kërkesat që kanë qenë gjatë fazave të mëhershëm të aplikimit për ndërtim apo rindërtim të shtëpive në katër komunat veriore të Kosovës dhe në kësisoj ne si Ministri e Financave e kemi trajtuar këtë kërkesë, këto 4 milionë euro të ndahen tek Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal”, deklaroi Murati në mbledhjen e qeverisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *