Enj. Dhj 26th, 2024

aneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Listës Serbe dhe ka vendosur që ta hedhë poshtë vendimin e KQZ-së për mosceritfikimin e këtij subjekti politik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur ditë më parë nuk e certifikoi Listën Serbe, për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Pas vendimit të KQZ-së, Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në PZAP.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Listës Serbe dhe ka vendosur që ta hedhë poshtë vendimin e KQZ-së për mosceritfikimin e këtij subjekti politik.

PZAP ka urdhëruar KQZ-në që ta certifikojë Listen Serbe dhe kandidatët e këtij subjekti.

“ Anulohet njoftimi i KQZ-së i datës 23.12.2024. Urdhërohet KQZ që të certefikon subjektin politik Lista Serbe dhe kandidatët e këtij subjekti politik, sipas rekomandimit të Zyrës për regjistrim, certefikimin dhe kontrollin Financiar të subjekteve politke në KQZ të datës 22.12.2024 për zgjedhje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen me datë 9 shkurt 2025”, thuhet në vendimin e PZAP.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *