Në fshatin Soçanicë të komunës së Leposaviqit mbrëmë është raportuar një tentim vrasje.
Siç mer vesh Indeksonline personi i përfshirë në këtë tentim vrasje nuk është vëllau i Aleksandër Jabllanoviq.
Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se në këtë rast nuk është përfshirë vëllau i Jabllanoviq. “Nuk është vëllau i Aleksandër Jabllanoviqit siç po raportojn mediat serbe, por bëhet fjalë për një person që ka dosje të shumta me vepra penale”, ka thënë ky burim.
Lajmin për tentim vrasje e ka konfirmuar edhe Veton Elshani Zëvendëskomandanti i PK-së për rajonin e Veriut. Ai tha se ngjarja ka ndodhur pas mesnate, se nuk ka të lënduar, por as të arrestuar.
Policia është duke e hetuar rastin, ka shtuar sot Elshani, duke thënë se për momentin nuk mund të zbulojë më shumë detaje rreth vetë rastit.