Sht. Nën 16th, 2024

Rafuna kërkon përkrahje për bizneset e rajonit për kriteret e ESG

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në cilësinë e Kryesuesit të Bordit të Forumit Investues të Odave të Ballkanit Perëndimor, ka marrë pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor për ESG, në Tivat, Mal të Zi, në të cilin ka folur për rolin e odave ekonomike në përgatitjen e bizneseve të rajonit për të përmbushur kriteret e Mjedisit Social dhe Qeverisjes ( ESG).

Kryetari Rafuna është shprehur se standardet për mbrojtje të ambientit, për përgjegjësi sociale si dhe qeverisje të mirë brenda kompanive, janë bërë pjesë e planeve për zhvillim për bizneset e rajonit por bizneset kanë nevojë për përkrahje në përmbushjen e këtyre kritereve.

Odat ekonomike mund të ndihmojnë bizneset, qoftë me trajnime, qoftë me hulumtime, por edhe duke kontribuar në plotësimin e kornizave ligjore nëpër shtetet gjegjëse, që t’i arrijnë këto standarde dhe të jenë të gatshme për tregun e BE-së, u shpreh Kryetari Rafuna në fjalën e tij.

Samiti i Ballkanit Perëndimor për ESG që po zhvillohet në Tivat, Mal i Zi, më 27 e 28 prill, është i pari i llojit të vet dhe sjell te bizneset, investitorët por edhe qeveritë e rajonit, debatin për nevojën që kompanitë të përmbushin kriteret për mbrojtje të ambientit, për përgjegjësi sociale dhe qeverisje të mirë brenda kompanive (Environment, Social and Governance – ESG). Këto kritere janë duke u kthyer në obligime për kompanitë që dëshirojnë të bashkëpunojnë me kompanitë e BE-së apo të jenë prezentë në tregun e BE-së

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *