Sht. Mar 1st, 2025

“Rama ëndërron të jetë kryegjyqtar e kryerektor”, Vasili: Prej tij, sot kemi narkoshtet e narkoqeveri!

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama gjatë fjalës së tij në parlament, duke e akuzuar për kapjen e institucioneve dhe centralizimin e pushtetit.

“Shqipëria ka sot një Ramë që ëndërron me sy hapur të jetë kryeministër, kryegjyqtar, kryeprokuror, kryerektor, kryeshkencëtar dhe kryekaragjoz,” u shpreh Vasili.

Sipas tij, qeverisja aktuale ka krijuar një sistem të mbushur me ndikime kriminale.

“Për shkak vetëm të tij kemi sot narkoshtet, narkodrejtësi, narkopolicë dhe narkoqeveri,” deklaroi deputeti i PL.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *