Enj. Dhj 5th, 2024

Rama fton diplomatët të aplikojnë për Misionin e Shqipërisë në Bruksel: Do të rritemi në numër dhe ekspertizë

Kryeministri Edi Rama fton të gjithë diplomantët e profesionistët e marrëdhënieve ndërkombëtare të aplikojnë për të qenë pjesë e Misionit të Shqipërisë në Bruksel.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, këtë të diel, kreu i qeverisë shprehet se grupi i punës së vendit donë do të rritet.

“Mirëmëngjes dhe me thirrjen publike për të gjithë diplomatët e profesionistët e rinj të marrëdhënieve ndërkombëtare në vend apo ata jashtë vendit, të cilët janë angazhuar me institucione ndërkombëtare, për të aplikuar dhe konkurruar për t’u bërë pjesë e #TeamAlbania4EU në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, ku përfaqësia jonë do të rritet në numër e në ekspertizë, ju uroj të gjithëve të diel të paqtë”, shkruan ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *