Sht. Tet 19th, 2024

Rama kërkon nga BE-ja mbështetje më të madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni kanë shprehur nevojën për anëtarësim më të shpejtë në Bashkimin Evropian. Por, kritikuan BE-në se për shkak të qasjes burokratike dhe bllokadave të vendeve anëtare po nxisin euro-skepticizëm dhe acarim tek qytetarët e ballkanas.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Bashkimi Evropian duhet të përkrahë më tepër shtetet aspiruese për anëtarësim.

Megjithëse nënvizoi se BE ka bërë hapa progresivë, duke përmendur edhe deklaratën e presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, që ka thënë se synimi për zgjerimin e radhës të Bashkimit Evropian do të jetë viti 2030.

“Jam shumë i lumtur që të shoh që një lider të flasë njëlloj si në darkë ashtu dhe në forum. Fantastike kjo gjë! Janë disa hapa progresivë, jo se besoj që ne në 2030 do të jemi pjesë e BE-së me thënë të drejtën…”, tha ai.

Hapa më të shpejtë për anëtarësim në BE kërkoi edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Më kritik ndaj BE-së u shfaq kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *