Sht. Nën 23rd, 2024

Rama në Këshillin e Atlantikut: E domosdoshme njohja reciproke Kosovë-Serbi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është domosdoshmëri.

Në prag të 111-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Rama tha në Këshillin e Atlantikut se Shqipëria dhe rajoni “nuk kanë qenë kurrë më mirë”, por theksoi çështjet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai foli për ndryshim të qasjes në dialog nga ana e Kosovës, duke përmendur Asociacionin e komunave me shumicë serbe, raporton Gazeta Express.

“Jam i inkurajuar nga ndryshimi në qasjen e autoriteteve të Kosovës, dhe duke pranuar në parim Asociacionin, kryeministri i Kosovës ka dëshmuar vullnet të rëndësishëm për të ecur përpara dhe për të kërkuar zgjidhje e jo alibi, apo për të kërkuar të shkuarën në vend të së ardhmes”, tha Rama.

Me atë se “rajoni s’ka qenë asnjëherë më mirë”, Rama tha se nënkupton krahasuar me disa vjet më parë. Por theksoi se mungesën e njohjes reciproke Kosovë-Serbi si “një elefant i madh në dhomë”.

“Kjo pjesë më e vështira deri më sot, ka treguar se është domosdoshmëri. Kanë ndodhur hapa pas e magësi që do vijojnë të ndodhin. Në konktektin më të gjerë, agresioni rus në Ukrainë, lufta mes Izraelit e Hamasit, efektet mund të jenë edhe më negative nëse nuk punojmë natë e ditë për ta mbajtur konfliktin jashtë rajonit tonë”, tha Rama.

Ai tha se në kontekstin e luftërave në botë, “kjo situatë, që është përmirësuar shumë duhet ta trajtojë e ta zgjidhë këtë çështje mes Kosovës e Serbisë, në njohje të plotë të Kosovës, me paqen përfundimtare”.

Kryeministri Shqiptar tha se sulmi i 24shtatorit në Banjskë të Zveçanit ishte “një shenjë shumë e fortë, dhe një këmbanë e mirëfilltë alarmi e potencialit që ka një çështje e tillë e pazgjidhur për t’u berë vendimtare në rrezikimin e paqes dhe bashkëpunimit rajonal”.

“Përgjegjësia jo vetëm e personave të përfshirë, por edhe e Beogradit që nuk e dënoi, por shpalli ditë zie kombëtare në nder të këtyre kriminelëve. Edhe një herë, duhet të mos biem pre e konfrontimeve, përshkallëzimeve, por t’i trefishojmë përpjekjet për paqe”, tha ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *