Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama njofton se nesër në ora 11:00 nis ndërtimi i rrugës së shumëpritur, rrugës A.
Rama thotë se brengave shumëvjeçare të banorëve të lagjeve përreth, ngarkesave të trafikut në kryeqytet, rrezikshmërisë së lartë për fëmijët tanë dhe kundërmimit të krejt zonës po u vjen fundi.
Njoftimi i plotë:
Një ndër premtimet kyçe elektorale, ëndërr e kahmotshme e qytetarëve, rruga A, e riemëruar si Jim Xhema, po bëhet realitet!
Brengave shumëvjeçare të banorëve të lagjeve përreth, ngarkesave të trafikut në #kryeqytet, rrezikshmërisë së lartë për fëmijët tanë dhe kundërmimit të krejt zonës po u vjen fundi.
Ejani ta nisim bashkë këtë projekt madhor për kryeqytetin, nesër në orën 11:00 tek kryqëzimi i rrugës Jim Xhema dhe fundi i rrugës së Veternikut
Fillimi i Ruges A, Perparim Rama postimi