Pre. Sht 20th, 2024

Rama takon homologun e tij nga Sofje, flasin për bashkëpunim në fushat e teknologjisë dhe kulturës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka zhvilluar takim me kryetarin e Sofjes, Vassil Terziev.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me bashkëpunimin në fushat e teknologjisë dhe kulturës.

Po ashtu në këtë takim është dakorduar për lidhjen midis qyteteve përmes shkëmbimit të ideve.

Postimi i plotë:

Takim fantastik me Kryetarin e Sofjes, Vassil Terziev.

Biseduam rreth intensifikimit të bashkëpunimit në fushat e teknologjisë dhe kulturës.

U dakorduam të forcojmë lidhjet ndërmjet qyteteve tona përmes shkëmbimit të ideve, duke kaluar përtej dallimeve politike partiake.

Diskutuam gjithashtu për rolin e qyteteve si qendra të ardhshme të inovacionit, rritjes, zhvillimit, gjithëpërfshirjes dhe të demokracisë

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *