Në nëntorin e vitit 2023 kryeministri Edi Rama premtoi se do të vizitojë Kosovës së shpejti por kjo vizitë ende nuk ka ndodhur.
Rama tha se kjo nuk ka ardhur për shkak të ndonjë problemi më Prishtinën zyrtare, por tha se ishte në pritje të disa zhvillimeve, që sipas tij tashmë kanë ndodhur. Se cilat janë këto zhvillime, ai nuk i detajoi, por theksoi se kjo vizitë do të ndodhë.
Ndërkohë, sa i përket marrëdhënies me Albin Kurtin, ai tha se pret që ta takojë në takimin rajon që është planifikuar të zhvillohet brenda pak ditësh në Shkup.
“Për pak ditë do jem në Shkup për një takim rajonal dhe shpresoj që do jetë kryeministri i Kosovës dhe besoj që do takohemi, nuk e kam realizuar vizitën atje aq shpejt sa unë mendoja në atë moment, por jo për shkaqe që lidhen me ndonjë problem në Prishtinë, por sepse kam pritur disa zhvillime që edhe kanë filluar të ndodhin dhe pastaj do shkoj patjetër”, përfundoi Rama në fjalën e tij në mbylle të takimin 2-ditor në Lezhë.