Die. Nën 24th, 2024

Ramadani: Ura të hapet në dialog me NATO-n, jo me Serbinë

Analisti për çështjet e sigurisë, Burim Ramadani ka bërë thirrje që ura e Ibrit të hapet nëpërmjet dialogut të Kosovës me NATO-n dhe jo me Serbinë.

Ai e ka cilësuar të dëmshëm idenë që diskutimi për urën të bëhet nëpërmjet dialogut me Serbinë në Bruksel.

“Rikthimi i idesë për përfshirjen e hapjes së Urës në dialog me Serbinë në Bruksel është edhe i pavend, edhe i dëmshëm, edhe i papranueshëm. Serbia nuk ka dhe nuk duhet të ketë VETO për hapjen e Urës në Ibër”, ka shkruar Ramadani në një postim në Facebook.

Sipas tij, dialogu për këtë çështje në Bruksel (BE) ka përfunduar moti.

“Kosova dhe BE kanë realizuar obligimet e dala nga Marrëveshja. Rikthimi i Urës në dialog është Veto për Serbinë”, ka shkruar ai.

“Ndërsa, për hapjen e Urës së Ibrit, duhet më shumë punë me NATO-n dhe më pak fjalë në media! Hapja e Urës bëhet bashkë me NATO-n dhe KFOR-in”, ka shkruar ai.

Bashkimi Evropian të martën ka paralajmëruar se planifikon takim midis Kosovës dhe Serbisë në të cilët do të flitet për statusin e urës mbi lumin Ibër.

“BE planifikon të vendosë statusin e urës në agjendën e takimit të ardhshëm të Dialogut”, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Nabila Masrali.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *