Mar. Nën 26th, 2024

Ramosaj kritikon vendimin e Qeverisë Kurti për manastirin: Deçani përsëri u godit padrejtësisht!

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se vendimi i Qeverisë Kurti për dhënien e 24 hektarëve toka nën administrimin e manastirit është goditje për Deçanin.

I pari i komunës ka thënë se se ka tre vite që e pret kryeministrin të flet për këtë temë, por nuk ka arritur asnjëherë ta bëjë këtë gjë.

“Deçani përsëri goditet padrejtësisht, kësaj radhe nga një Urdhër Ekzekutiv i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti!
Deçani së pari është goditur padrejtësisht në vitin 2008, kur u krijua “Zona e Veçantë e Mbrojtur”, e cila bëri ndalimin e plotë dhe kufizimin e pajustifikueshëm në:

ndërtimin e rrugës;
ndërtimin e shtratit të Lumbardhit;
në ndalimin e shfrytëzimit të “Pushimores së Fëmijëve”;
e ndaloj plotësisht zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin në prona private brenda kësaj zone.
Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” të vitit 2012, i cili e ndaloj dhe kufizoj mundësinë për të jetuar më mirë në këtë qytet, mundësinë e zhvillimit të kësaj komune, implementimin e shumë projekteve strategjike, të cilat tani më është dashur të jenë të përfunduara.
Park Nacional i cili është bërë pengesë shtesë e zhvillimit ekonomik.
Vendimi për fillimin e bypass-it, ndërrimin e destinimit të rrugës R108 – viti 2014.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016, për 24 hektar të pronave, i cili vendim u zbatua sot, nga Agjencioni Kadastral i Kosovës me urdhëresë të Kryeministrit.
Qe tri vite po pres që ky Kryeministër të më takoj një herë të vetme, për të diskutuar edhe për këtë temë për të cilën dha Urdhër Ekzekutiv sot!
“Kur nuk je i zoti të bësh një hajr në këtë vend, është mirë të mos i bësh as sherr këtij vendi” shkruan Ramosaj në reagim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *