Hën. Nën 25th, 2024

Ramush Haradinaj kritikon qeverinë për rritjen e pensioneve: 20% është e pamjaftueshme, me ne do të rritet 50%

Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ashpër ndaj lajmit për rritjen e pensioneve me 20%, duke e quajtur këtë një përpjekje të qeverisë për manipulim me shifra. Sipas tij, pensionet në Kosovë janë shumë të ulëta dhe një rritje prej 20% nuk përmirëson aspak gjendjen e pensionistëve.

“Rritja prej 20% nuk bën asnjë ndryshim të rëndësishëm për pensionistët, duke marrë parasysh se pensionet aktuale janë jashtëzakonisht të ulëta,” tha Haradinaj. Ai theksoi se programi i AAK-së dhe partnerëve të koalicionit parashikon një rritje minimale prej 50%, e cila do të zbatohet menjëherë. Sipas tij, kjo rritje do të pasohej me një trajektore të rritjes vjetore prej 10% për të gjitha skemat pensionale në Kosovë.

AAK ka shprehur në vazhdimësi se do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të pensionistëve dhe ngritjen e standardit të jetesës për këtë kategori të shoqërisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *