Hën. Dhj 30th, 2024

Raporti i Borrell për Kosovën – Stano: Ende nuk është finalizuar, s’ka datë kur do të bëhet dorëzimi i tij të vendet anëtare

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, është duke hartuar një raport për hapat që ka bërë Kosova në përmbushjen e detyrimeve për heqjen e masave të BE-së ndaj saj. Raporti është në fazën finale dhe shumë shpejt pritet t’u paraqitet shteteve anëtare.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se raporti ende nuk është dorëzuar të shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se BE asnjëherë nuk ka dhënë një datë se kur do të ndodh saktësisht kjo, mirëpo sipas tij, raporti është afër finalizimit.

“Raporti nuk është dorëzuar ende në shtetet anëtare të BE-së dhe ne kurrë nuk kemi shpallur një datë se kur do të bëhet saktësisht kjo. Në konkluzionet e 12 dhjetorit 2023, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme rikujtoi se BE-ja është e gatshme të heqë masat ndaj Kosovës në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave të BE-së të shprehura në deklaratën e 3 qershorit 2023. Këshilli (Shtetet Anëtare të BE-së) ftoi Përfaqësuesin e Lartë Borrell që të prezantojë një raport mbi përmbushjen nga Kosova të kërkesave të BE-së”, ka thënë Stano në përgjigjen për Kanal10.

Ai ka shtuar se raporti është ende duke u finalizuar dhe së shpejti do t’u paraqitet Shteteve Anëtare në Këshil

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *