Sht. Nën 23rd, 2024

Raporti i DASH-it ka lëshime dhe pasaktësi-Kusari-Lila per raportin

Kryetarja e GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, i publikuar ditë më parë, ka lëshime dhe pasaktësi.

Ajo i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, pasi ky tha në seancën ku po diskutohet mbi raportin se një e treta e ministrave janë nën hetime për korrupsion e se kjo situatë kërkon zgjedhje të menjëhershme.

“Bazuar në numrin e madh të kallëzimeve penale nuk flitet për ngritje të aktakuzave sepse nuk ka të tilla. Sa i përket dy dënimeve me emër që janë për ministren dhe zv kemi të bëjmë me fjalën vonim të deklarimit të pasurisë. Raporti i DASH-it nuk e bën ndarjen cilësore të akterëve për të cilët AGK tregon që kanë sulmuar gazetarët.

Një element shqetësues mbetet siguria e grave dhe parandalimi i vrasjeve. Raportet në vazhdimësi i referohen dënimeve të ulëta apo dështimeve të gjyqësorit. Për këtë arsye vettingu duhet të jetë prioritet. Fatkeqësisht raporti ka lëshime dhe pasaktësi. Pasaktësi ka te numri i grave në pozita udhëheqëse”, ka thënë ajo.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *