Është marrë vendimi për gjashtë zyrtarët policor që u arrestuan në natën tragjike, ku u vra aksidentalisht polici Lirim Haxholli, në Zllatar të Prishtinës.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për zyrtarin policor Fatlum Mehmeti, i dyshuar për veprën penale të vrasjes.
Kurse për pesë të tjerët Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.
Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.