Sht. Nën 23rd, 2024

Reagimi i parë vjen nga Molliqaj: Kurti u dorëzua

Lideri i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se kryeministri i Kosovës është dorëzuar sot në Bruksel, duke e pranuar marrëveshjen që në qendër e ka Asociacionin.

Në një reagim të tij, Molliqaj ka thënë dorëzimi i Kurtit nuk do të jetë dorëzim i Kosovës, duke paralajmëruar rezistencë ndaj marrëveshjes.

“Albin Kurti u dorëzua. E pranoi marrëveshjen. Borell e konfirmoi këtë zyrtarisht e publikisht. Ambasadori i Kosovës lëshoi FAKE NEËS përmes mediumit ku ka punuar, në funksion të propagandës së pushtetit.

E Kosova zyrtarisht mori obligim ligjor, sonte, me dakordimin e Albin Kurtit, që të pranojë një marrëveshje të dëmshme që Asociacionin e ka në qendër. Ditët në vijim vazhdojnë negociatat për datat e zbatimit të Asociacionit dhe marrëveshjeve të tjera. Por ditëve në vijim do të vazhdojë rezistenca qytetare kundër kësaj marrëveshjeje. Dorëzimi i Albin Kurtit nuk do të jetë edhe dorëzim i Kosovës!”, ka thënë ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *