Die. Nën 24th, 2024

Reagon Abdixhiku: Kërkojmë përgjegjësi politike institucionale nga kryeministri dhe vartësi i tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve kufitar nga ana e Serbisë.

Abdixhiku ka thënë se lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri.

“Për këtë lirim, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i paalternativë. Prandaj, sot, bie dhe perdja e naiviteti popullist që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.

Postimi i plotë i tij:

Të tre policët e rrëmbyer i presim në shtëpi. Ky është borxhi ynë si Republikë përballë agresionit luftënxitës të Serbisë. Lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri.

Për këtë lirim, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i paalternativë. Prandaj, sot, bie dhe perdja e naiviteti popullist që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar.

Kosova nuk e meriton një ditë të tillë.

Sot, kërkojmë përgjegjësi politike institucionale nga Kryemnistri dhe vartësi i tij. Ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *