Sht. Nën 23rd, 2024

Reagon edhe Ambasada e SHBA-së, kjo është thirrja pas tensioneve në Veri

Gjatë ditës së sotme, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në pikën kufitare Kosovë – Serbi, në Jarinje, për ta siguruar zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat me Serbinë.

E ky vendim ka krijuar tensione të reja mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, çka ka nxitur reagimin edhe të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

“Ne i bashkohemi Bashkimit Evropian në thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe të zvogëlojnë tensionet –menjëherë, pa vonesë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në twitter, përcjellë “Bota sot”.

Ndërkohë më parë, zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, deklaroi se tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe se dialogu duhet shfrytëzuar për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla.

“Jemi duke e vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjës është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, ka deklaruar Stano

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *