Sht. Nën 23rd, 2024

Reagon Murati: Dispozitën për zbritjen e tatimit në pronë deri në 100 euro do ta përfshijmë në ligjin e ri

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se e ka marrë pëlqimin nga Zyra Ligjore e ministrisë për të ecur tutje me planin për përfshirje në ligjin e ri edhe dispozitën për zbritjen e takimit në pronë deri në 100 euro për faturën e vitit 2023.

Murati ka thënë se një gjë të tillë kishte deklaruar qysh para një jave.

Ky vendim për faljen e 100 eurove për vitin 2023 është marrë pas reagimeve të shumta rreth rritjes së faturave të tatimit në pronë, sidomos në kryeqytet.

Njoftimi i plotë i Muratit:

Atë çfarë kam thënë unë, e ka thënë edhe Departamenti Ligjor i MFPT-së:- që dispozitën për zbritjen e tatimit në pronë deri në 100 euro për faturën e vitit 2023 do ta përfshijmë në ligjin e ri.

Meqenëse tashmë janë bërë disa komuna që kanë mbështetur këtë nismë, ne si ministri, qysh javën që vjen do të nisim procedurat fillimisht duke lëshuar projektligjin për konsultime të brendshme, e pastaj edhe për konsultime publike, dhe pas kësaj do ta dërgojmë për miratim në Qeveri.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *