Blerim Vela, shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i ka reaguar pas shpërthimit që ndodhi në sot në veri të vendit rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Vela tha se ky është një tjetër sulm kriminal në Mitrovicën e Veriut.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se këto struktura kriminale po paguhen nga Serbia në mënyrë që të pengojnë sundimin e ligjit në veri.
‘’Një tjetër sulm kriminal në Mitrovicën e Veriut. Strukturat kriminale dhe ilegale të financuara nga Serbia po pengojnë sundimin e ligjit në veri . Ky duket të jetë një reagim ndaj aksionit të institucioneve për heqjen e kamerave ilegale të vëzhgimit të vendosura nga Serbia, i cili do të vazhdojë’’, ka shkruar Vela. /IndeksOnline/
Another criminal attack in North Mitrovica.
The criminal and illegal structures funded by Serbia are obstructing the rule of law in north .
This seems to be a reaction to institutions’ action to remove illegal surveillance cameras installed by Serbia, which will continue. pic.twitter.com/2xAJgg4UhW
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) May 6, 2023