Sht. Nën 23rd, 2024

Reagon Stoltenberg: Kurti e Vuçiqi t’i zgjidhin çështjet përmes dialogut politik

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka mirëpritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese.

Ai përmes një cicërime në twitter, ka inkurajuar të dyja palët, sikur Kosovën ashtu edhe Serbinë, që tutje edhe çështjet e pazgjidhura t’i zgjidhin përmes dialogut.

”E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet #Kosovës dhe #Serbisë. Unë i inkurajoj të dyja @predsednikrs & @albinkurti për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik. @NATO_KFOR mbetet vigjilent”, shkruan Stoltenberg.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *