Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilia Redzepi prezantoi fjalimin kryesor në Konferencën e 15-të të Dohas për Dialogun Ndërfetar “Feja dhe edukimi në dritën e variablave bashkëkohorë të familjes”.
Nën sloganin “Integrimi i familjes – borxh, vlera dhe edukim”, zëvendëskryeministrja para të pranishmëve në këtë konferencë adresoi çështje të rëndësishme për familjen, arsimin dhe jo diskriminimin.
Konferenca u organizua nën patronazhin e Lartësisë së Tij, Shejh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, ministër i Jashtëm i Katarit.
Zëvendëskryeministrja zhvilloi gjithashtu takime të nivelit të lartë me zyrtarë të shtetit të Katarit, me synim bashkëpunimin dhe mbështetjen në shumë fusha.