Sht. Nën 23rd, 2024

Regjistrimi i popullsisë: 1 milion e 204 mijë 560 qytetarë të regjistruar në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar ecurinë e javës së pestë të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ASK-së, Avni Kastrati ka thënë se deri tash pjesëmarrja e popullsisë në regjistrim sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 persona.

Sipas tij,kanë mbetur edhe pak takime deri tek të dhënat preliminare.

“Në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit. Njëkohësisht nuk kemi refuzime të mëdha të qytetarëve edhe ato pak, pas diskutimeve po i pranojnë si një e mirë publike. Edhe pajisjet janë duke funksionuar dhe nuk kemi telashe në terren”, ka thënë Kastrati.

Sa i përket kualitetit të të dhënave, Kastrati ka thënë se janë duke u shfrytëzuar burime, si ato të kaluarat.

“Për to janë duke u shfrytëzuar burime, si ato të kaluarat. Krahasuar me burime tjera vet sistemi e gjeneron që duhet të rishikohet, është për tu përgëzuar pasi kjo bëhet për herë të parë pasi vitet tjera ishte metodologji tjetër”, ka thënë Kastrati.

Krastat ka deklaruar se disa komuna kanë qenë shumë aktive dhe disa nuk janë angazhuar aq.

Regjistrimi, sipas drejtuesve të ASK-së, është duke shkruar sipas planit. Sipas tyre, të gjitha janë duke marrë pjesë, por, disa komuna në veri nga serbët ka ende hezitim, një pjesë e tyre po regjistrohet.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *