Qytetarë të shumtë kosovarë kanë mbetur të bllokuar tashmë e mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi.
Kjo si pasojë e autoriteteve serbe që nuk po lejojnë të kalojnë autobusët kosovarë, ndër ta edhe disa persona janë duke u marrë në pyetje.
Siç thonë qytetarët në vendin e pritjes, policët serbë u thonë se vendimi vjen nga Beogradi.
Por, ata tashmë janë revoltuar dhe kanë shprehur gatishmërinë që të protestojnë.
Ndërsa, tashmë në kufirin Kroaci-Serbi ka mbërritur edhe autoambulanca, pasi disa prej kosovarëve u është përkeqësuar gjendja shëndetësore për shkak të pritjeve të mëdha./I