Me kërkesë të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është shtyrë seanca e thirrur nga kjo parti për paraqitjen e Rezolutës për shkarkimin e Qeverisë.
Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se ky debat me koordinim edhe të Grupeve tjera Parlamentare do të vendoset në Kryesi.
“Grupi Parlamentar i AAK-së tash e 3 muaj ka vendos në Kryesi një kërkesë për një debat për tri vjet qeveri. Në diskutim edhe me Grupet tjera Parlamentare, edhe me mungesë të deputetëve, një mungesë, një teme kaq e rëndësishme që do të jetë në ballafaqim i vërtetë mes opozitës, në mes të nesh si grup dhe kryeministrit nuk do të duhej që të ndodh pa një darkonim të plotë dhe pa pjesëmarrje të deputetëve.
closevolume_off
Andaj në mungesë të deputetëve, në dakordim edhe me Grupet Parlamentare, po e shtyjmë këtë debat, në Kryesi vendosim për datën”, tha Tahiri.