Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se ende pa u bërë një muaj, kanë pranuar 2 mijë e 781 aplikime për subvencionim të pajisjeve.
Rizvanolli në Facebokk ka shkruar se aplikimet dhe më tutje vazhdojnë të jenë të hapura. Derisa ka publikuar sërish linkun për aplikim.
Postimi i plotë I Rizvanollit:
Ende pa u bë një muaj dhe kemi pranuar 2781 aplikime për subvencionim të pajisjeve.
Aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura.
Për t’u informuar më shumë rreth subvecnionit, vizitoni: https://shorturl.at/clnQ9
Linku për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçente shtëpiake: https://ekosova.rks-gov.net/467
Linku për aplikim për subvencionim të sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar: https://ekosova.rks-gov.net/468