Sht. Nën 23rd, 2024

Rizvanolli: Tejkalimi i krizës botërore të energjisë varet prej secilit prej nesh

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është deklaruar pas mbledhjes së Qeverisë ku u mor vendim për masat detyruese për kursim të energjisë në institucione të nivelit qendror, lokal dhe ndërmarrje publike.

Ajo thotë se tejkalimi i krizës botërore të energjisë varet prej secilit prej nesh, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Sot në mbledhjen e 96-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës kemi marrë vendim për masat detyruese për kursim të energjisë në institucione të nivelit qendror, lokal dhe ndërmarrje publike.

Pas shpalljes së masave emergjente për energji në vend, e me rekomandime të Komisionit Teknik Emergjent, si Minsitri e Ekonomisë jemi duke marrë të gjithë hapat e domosdoshëm për minimizim të ndikimit të krizës energjetike botërore tek qytetarët e vendit.

Përderisa fokusi ynë është përmirësimi i kapaciteteve gjeneruese vendore për të garantuar siguri energjetike, ulja e konsumit të energjisë në vend është kritike për të përballuar sa më lehtë krizën gjatë muajve të dimrit.

Bashkërendimi i të gjitha insitucioneve e ndërmarrjeve publike është i domosdoshëm për t’u përballur me situatën e rënduar energjetike e që së bashku të lehtësojmë barrën për secilin qytetar e biznes të vendit. Tejkalimi i krizës botërore të energjisë varet prej secilit prej nesh.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *