Haxhi Krasniqi ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në qytetin gjerman, Augsburg.
Boksieri shqiptar para shumë tifozëve të pranishëm në palestër mposhti kundërshtarin e tij nga Portugalia, Jorge Silva, shkruan Indeksonline
Krasniqi fitoi me vendim të gjyqtarëve pasi e dominoi në të gjitha raundet boksierin kundërshtar.
Për boksierin nga Juniku kjo ishte fitorja e parë për këtë vit.
Tani Haxhi Krasniqi nga 61 meçe ka 55 fitore, ku 20 prej tyre me nokaut, krahas shtatë humbjeve.