Pre. Nën 22nd, 2024

Rrahja në MKRS, flet ministri Çeku: Dhuna është e papranueshme

Një incident dyshohet të ketë ndodhur në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sekretari i kësaj ministrie Xheladin Krasniqi, dyshohet se e ka sulmuar fizikisht zyrtarin Miftar Latifin.

Derisa rreth kësaj ngjarjeje ka folur edhe i pari i MKRS-së, Hajrulla Çeku.

Çeku tha se aktualisht janë duke i marrë informacionet lidhur me rastin, por se dhuna është e papranueshme.

“Informatat jemi duke i marrë, faktet duke i kontrollu, besoj edhe policia po e kryen pjesën e saj që është shumë e rëndësishme në këto raste”, tha ai.

“Nuk mund të marrë më shumë informata pasi edhe unë po marrë. Dhuna ose sulmi fizik është i papranueshëm, i patolerueshëm dhe absolutisht i dënueshëm”, shtoi ai në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *