Më shumë se 19 mijë e 300 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Siri pas tërmetit të së hënës.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, sot ka thënë se 16 mijë e 170 njerëz kanë vdekur vetëm në vendin e tij.
Në Siri janë raportuar 3 mijë e 162 vdekje, shkruan BBC..
closevolume_off
Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka frikë se shumë të mbijetuar mund të humbasin ende jetën e tyre, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Ajo thotë se ekziston rreziku se do të ketë një fatkeqësi dytësore që mund të shkaktojë dëm për më shumë njerëz sesa tërmeti fillestar.
Gjashtë kamionë të OKB-së që transportonin ndihma tani kanë kaluar kufirin nga Turqia në Siri – ndihma e parë ndërkombëtare që njerëzit atje kanë pasur.