Hën. Nën 25th, 2024

Rritja e pagave, PDK: Nuk përmirësohet standardi i jetesës duke u arnuar me gjysmë koeficienti

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti për rritjen e pagave të shërbyesve publikë.

Ai ka bërë me dije se me këto veprime qeveria Kurti po tregon se është qeveri e arnimeve.

Mustafa ka shkruar në “Facebook” se nuk përmirësohet standardi i jetesës duke u arnuar me nga gjysmë koeficienti.

“Qeveri e harrnimeve! Një qeveri që tërë mandatin e ka shpenzu tu shpërnda lëmoshë, po e përfundon mandatin duke premtu vazhdim të lëmoshës! Nuk përmirësohet standardi i jetesës duke u harrnuar me nga gjysmë koeficienti! Tani është koha të ecim përpara me kryeministrin Bedri Hamza, për përmirësim të vërtetë të jetës në Kosovë!”, ka shkruar Mustafa.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *