Hën. Tet 7th, 2024

Rukiqi: Rritja e pensioneve po bëhet për ta larguar vëmendjen nga vendimi për mallrat serbe

Gjatë ditës së sotme në një konferencë për media, Kurti dhe Ministri i Financave Hekuran Murati informun për rritjen e pensioneve për 20 %.

Mirëpo kjo nuk i ka përlyer anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Sipas Rukiqit, rritja e pensioneve po bëhet për ta larguar vëmendjen nga vendimi për mallrat serbe.

‘’Rritja simbolike e pensioneve nuk po bëhët për të adresuar gjendjen e rëndë të pensionistëve, por për të larguar vëmendjen nga zbrapsja për çështjen e largimit të ndaleses për mallrat serbe’’, është shprehur Rukiqi.

Theksojmë se vendimi i sotëm i Qeverisë është kritikuar ashpër nga ana e opozitës

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *