Pre. Nën 22nd, 2024

“Sa shpenzoni, aq paguani”, Komuna e Prishtinës ka një thirrje për qytetarët

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është shprehur i lumtur që instalimi i njehsorëve të Termokos-it po shkon mbarë.

Në një postim në Facebook, Rama ka bërë me dije se deri më tani janë instaluar valvula, alokatorë dhe njehsorë në rreth 2,000 banesa në disa lagje të Kryeqytetit.

“Ju bëj thirrje qytetarëve të Prishtinës që ta shfrytëzojnë këtë rast dhe të bashkëpunojnë me Termokos dhe ekipin e Prishtina HeatSave, në mënyrë që ky investim i madh i agjencionit federal amerikan MCC të shfrytëzohet plotësisht. Pajisjet dhe instalimi janë falas, dhe nga viti i ardhshëm, të gjithë konsumatorët do të paguajnë faturat e ngrohjes sipas konsumit e jo me metra katrorë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *