Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e quajti ditë të veçantë inagurimin e bazës së Aleancës së Atlantikut të Veriut në Kuçovë.
Bershia, nga shtëpia e tij mbajti fjalim së bashku me bashkë-partiak të tij me sloganin “O sot o kurrë”.
Berisha nuk kurseu as akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si hajdutin më të madh të kombit shqiptar dhe si njeriun që ka kapur të gjitha pushtetet, përfshi edhe atë të drejtësisë.
“Si mund të thotë prokurori se nuk mund të hetoj njeriun që vodhi së paku 1.4 miliard euro nga Tirana qytetarëve evropian”, u shpreh Berisha.