Die. Nën 24th, 2024

SBAShK i reagon MAShTI-t: Gabim i përsëritur ky për subvencionimin e teksteve shkollore

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës, dhe Kulturës (SBAShK) ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) për metodën e njëjtë të furnizimit me tekste shkollore, me anë të subvencionimit të prindërve.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se është një vendim i gabuar, dhe e kundërshtojnë sërish edhe këtë vit.

“SBASHK-u, këtë kundërshtim e ka përsëritur edhe në takimin e kryetarit Jasharaj me zëvendësministrin Taulant Kelmendi duke e lutur që mos të veprohet njëjtë me tekstet shkollore, por që ato të dërgohen me kohë në shkolla nga botuesit”.

“U pa se MASHTI nuk ka dëgjuar kritikat e arsyeshme e as këshillat tona, të Këshillit të prindërve e as të palëve tjera dhe do ta përsërisë gabimin. Konsiderojmë se Këshilli i prindërve duhet ta thotë fjalën e vet lidhur me këtë veprim të gabuar e të përsëritur të MASHTI-t sepse ata janë zëri i prindërve të Kosovës, ndërsa ne do të vazhdojmë të jemi zë i anëtarësisë sonë në kërkim të dialogut dhe realizimit të kërkesave”, thuhet në njoftim.

Në këtë reagim SBAShK bën thirrje që ministrja Arbërie Nagavci të merret me kërkesat që i janë dorëzuar, në takimin që pati SBAShK-u me zëvendësministrin Taulant Kelmendi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *