Mar. Nën 26th, 2024

Sekuestrohen 20 pako me heroinë me vlerë rreth 200 mijë euro, arrestohet i dyshuari

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Policinë e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh policor që ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të heroinës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Reshat Murseli, major i antidrogës njoftoj se janë kapur rreth 20 paketime me heroinë, 2500 euro dhe një celular në një veturë gjatë këtij operacioni.

“Sot Policia e Kosovës duke filluar që nga orët e mëgjesit e kemi zhvilluar një plan taktik të quajtur “Pika 2” dhe kemi filluar me kontrolle duke selektuar disa automjete në vijën e dytë kontrolluese. Në mesin e këture autmojeteve në një veturë kroate, të drejtuar tanimë nga personi i dyshuar A. L. i vitit 1959, me nënshtesi kosovar-kroate, i cili ishte në dalje nga territori i Kosovës, hetuesit kanë hasur në indikacione të dyhsuara dhe kanë ndermarrë një kontrollë të detajuar dhe kanë arritur që në pjesën në bagazh të gjejnë 20 pakatime, të llojit heroinë, që gjithsej janë rreth 10 kilogramë. Në të janë gjetur edhe para në vlerë prej 2500 euro, dhe një telefon.Në cilësi të dëshmive janë sekuestruar vetura, parataë, dy telefona, dhe droga”, ka njoftuar MajorI Reshat Murseli

Murseli tutje ka treguar se i dyshuari është arrestuar, dhe është ndaluar për 48 orë.

Sipas policisë, droga vjen përmes Turqisë ose Iranit dhe përmes rrugëve të Ballkanit ka arritur në Kosovë.

Ai gjithashtu tregoi se vlera totale është rreth 200 mijë deri në 250 mijë euro, ndërsa një kilogram kap shifrën rreth 20 deri 25 mijë euro për kilogram.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *