Sht. Nën 23rd, 2024

Serbët e veriut me peticion për shkarkimin e kryetarëve, deklarohet KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar katër emaile, prej të cilave tri e kanë pasë të bashkangjitur formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës.

Lidhur me këtë zhvillim, për IndeksOnline është deklaruar edhe zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë ditës së sotme, në disa e-maila zyrtar, kemi pranuar katër e-maile, tri prej të cilave kanë të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni”, ka thënë Elezi.

Në këtë fazë, KQZ deklaron se këto shkresa do të trajtohen dhe publiku do të informohet me kohë.

Sot ka pasur raportime se serbët në komunat veriore të Kosovës kanë dorëzuar te kryesuesit e kuvendeve komunale kërkesë për inicim të peticionit për largimin e kryetarëve aktualë nga detyra.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *