Ka përfunduar protesta në veri të Mitovicës, protestë e cila ishte thirrur për të kundërshtuar politikën e Listës Serbe dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Protestuesit shpalosën një pankartë ku shkruhej “Vuçiq – Kosova nuk të do, na tradhtove, Ne nuk e duam as Asociacionin tuaj, ju na shitët”.
Protestuesve iu drejtua një nga organizatorët e protestës, Ivan Miletiq i cili tha se gjatë barrikadave të gjithë besonin se Vuçiq donte të qëndronte prapa serbëve dhe t’i mbështeste ata, por ai gjithashtu tha se kjo nuk ndodhi.
closevolume_off
Ai thotë se qytetarët u mblodhën sot për t’u thënë të gjithëve se nuk do ta durojnë terrorin e Kurtit.
Protesta u organizua pranë selisë së Listës Serbe, ndërsa udhëheqësit e Listës Serbe janë parë duke protestuar në Shtërpcë.