Die. Nën 24th, 2024

Serbi i arrestuar sot në veri për sulmin ndaj gazetarëve dhe KFOR-it, mbante në profil Ratko Mladiqin

Policia e Kosovës ka arrestuar sot edhe një qytetar serb për dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve dhe ushtarëve të KFOR-it në protestat e fundit në Leposaviq.

Uros Vukasinovic është arrestuar mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës. Se serbi është i rritur me ideologjitë kriminale e shoveniste, tregon edhe një foto e profilit që Uros e mbanë në profilin e tij në Facebook.

Ai mbante me krenari në profil foton e kasapit të Ballkanit, Ratko Mladiq, që ishte dënua me burgim të përjetshëm në Hagë për krime lufte.

Mlladiq ishte shpallur fajtor për gjenocid për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës, kur forcat serbe të Bosnjës vranë rreth 8.000 burra dhe adoleshentë myslimanë në korrik të vitit 1995

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *