Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, njëherit edhe zëvendëskryeministër, Millosh Vuçeviq, ka paraqitur “katër pika” të cilat, sipas tij, “do të ishin bazamenti për shtensionim” të situatës në pjesën veriore të Kosovës.
“Duhet të ketë bisedime, një nga një, rreth atyre të arrestuar paligjshëm. Duhet të ketë bisedime për tërheqjen e njësive speciale. Duhet të ketë bisedime për themelimin e Asociacionit të Komunave (të banuara me shumicë) Serbe dhe të flasim për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet vetëqeverisëse lokale. Në mendimin tim, këto janë katër pikat që duhet të jenë bazamenti i zgjidhjes së kësaj situate, nëse me të vërtetë duam të lëvizim në drejtimin e shtensionimit”, ka thënë Vuçeviq, siç e citoi veten në rrjetin e tij në Instagram.
Vuçeviq fajëson “politikat e Albin Kurtit” për “rrezikim të sigurisë së Serbisë”.