Die. Nën 24th, 2024

Serbisë iu bë e qartë/Nga çfarë nuk duhet të heqin dorë kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dje ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Austri.

Ajo ka zhvilluar takim me Presidentin austriak, Alexander Van der Bellen.

Kosova dhe Austria kanë marrëdhënie miqësore mes vete dhe gjatë takimit kanë shprehur gatishmërinë për avancimin e tyre.

“Austria mbetet partner strategjik dhe një prej aleatëve më të afërt për Republikën tonë. Institucionet tona dhe populli ynë ju janë përherë mirënjohës”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Presidentja gjithashtu ka thënë se pret vazhdimin e mbështetjes austriake edhe në rrugën evropiane të Kosovës, procesin e liberalizimit të vizave sikurse edhe anëtarësimit në organizata të tjera ndërkombëtare.

Kurse sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, Osmani gjatë takimeve në Austri ka thënë se “Zgjidhja për ne është njohja reciproke që për ne është e domosdoshme. Asnjë zgjidhje tjetër nuk do të mund të sillte paqe të qëndrueshme për rajonin tonë”.

Ajo tha se njohja nga Serbia do të bëhet vetëm në kufijtë aktual dhe kështu ia bëri sërish të qartë Serbisë se duhet ta njoh Kosovën në këta kufij dhe jo të ketë ndryshim të kufijve, gjë të cilën ajo e synon dhe përpos saj, së fundi përmes “Non paperve” të publikuar, synuan edhe shtete tjera ta bëjnë këtë.

Kelmendi: Në asnjë rrethanë nuk duhet Kosova të heq dorë nga Ujmani, Mitrovica dhe Trepça

Lidhur me këtë, profesori Muhamet Kelmendi, në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se njohja reciproke brenda kufijve, është zgjidhja më e mirë e kësaj çështje.

“Tashmë dihet se në kuadër të UE dhe më gjerë janë dy mënyra të zgjidhjes së çështjes. Mënyra e tretë, njohja e shtetit të Kosovës, brenda këtyre kufijve, pa Asociacion, është një mënyrë që Kosova me të madhe proklamon. Dy mënyra tjera janë:

1. Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe

2. Shkëmbim i territoreve midis Kosovës dhe shtetit serb.

Nëse merren këto mënyra, natyrisht se njohja reciproke brenda kufijve është zgjidhja më e mirë e çështjes. Ndërsa, nëse synohet Asociacioni, është me e rrugës të ecet në tërheqjen e kufijve të rinj me Serbinë. Por këtu kryesisht janë dy çështje domethënëse. Së pari, në asnjë rrethanë nuk duhet Kosova të heq dorë nga Ujmani, Mitrovica dhe Trepça dhe Së dyti, të kërkojë për pjesën Veriut, tërë Luginën e Preshevës”, ka thënë Kelmendi.

Sipas tij, nëse shkohet më thellë, Kosova duhet të kërkojë autonominë e gjerë për Sanxhakun, si territor dhe popull kompakt.

Por, si të rrezikshme Kelmendi e sheh edhe pozitën e Albin Kurtit në Paris ku do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron.

“Ndërsa, po qe se shkohet më thellë, duhet domosdo të kërkohet autonomia e gjerë për Sanxhakun, si territor dhe popull kompakt. Përveç kësaj, asnjë ex-territorialitet nuk duhet njohur. E rrezikshme është pozita e Kurtit në Paris. Aty do të kërkohen këto dy çështje. Ose Asociacion ose kufij të ri. Ndërsa, deklarata për njohje reciproke, brenda kufijve, janë vetëm deklarata politike dhe të cilat fare nuk kanë peshë. Këtu tashmë janë çështjet e qarta”, ka deklaruar profesori Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

Mehazi: Kurti dhe Osmani, shembull për principe politike

Ndërsa, profesori Sulejman Mehazi, për gazetën “Bota sot” ka thënë se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë shembull i principeve të pikave të pathyeshme politike.

“Shembull konkret të moralit politik e shtetëror të elitës politike kosovare janë principet politike. Vjosa Osmani dhe Albin Kurti dita ditës janë duke na bindur se morali politik i udhëheqësve shtetëror qenkan principet e pikave të pathyeshme politike, kjo më së miri vërehet me ardhjen e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në krye të Kosovës. Këtë moral politik, qeveritar e shtetëror janë duke e shprehur çdokund në Samitet e mbajtura në Kroaci, Turqi, Austri, Gjermani, Francë e në takime të ndryshme bilaterale, po dhe ne dialogun me Serbinë në Bruksel”, ka thënë profesori.

Sipas tij, principet e Kurti dhe Osmanit se Asociacionet serbe sipas dëshirës së Vuçiqit nuk do ketë, do të bisedohet për njohje reciproke, Serbia duhet të paditet, janë deklarata të suksesshme të cilat kanë eliminuar politikisht nga opinioni i gjerë dëshirat serbe për shkëmbime territoresh.

“Principet e forta morale politike e diplomatike të Vjosa Osmanit e Albin Kurtit: “se zgjidhja finale me Serbinë do të jetë njohja reciproke në kufijtë aktual”, “se Asociacionet serbe sipas dëshirës së Vuçiqit nuk do ketë”, “se Serbia duhet të paditet për krimet e bëra në Kosovë”, se “Serbia duhet të përgjigjet për varrezat masive e të pagjeturve”, aq janë të suksesshme sa që kanë eliminuar politikisht nga opinioni i gjerë dëshirat serbe për shkëmbime territoresh, jo vetëm kaq, por eliminuan edhe projektin serb të Vuçiqit dhe të Ramës për një farë Mini-shengeni të shteteve ballkanike në dobi të strategjisë serbe-ruse, këto principe të forta shtetërore të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit shuan edhe “non-paperat” kundër Kosovës e në dobi të Serbisë së madhe”, ka përfunduar profesori Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *