Lidhja Demokratike e Kosovës do ta përmbyllë fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit me një tubim të shtunën në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.
Kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala ka mbledhur strukturat e këtij subjekti në këtë qytet.
“Takim përgatitor me kryetarët e nëndegëve për tubimin përmbyllës elektoral që do të mbahet të shtunen më 8 shkurt, në sheshin Skënderbeu, në Prishtinë”, ka shkruar Shala.