Sht. Nën 23rd, 2024

SHBA-at thrasin Kosovën që ti kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktivë me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në e NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës ka shpërndarë fjalimin e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller të cilin e ka bërë gjatë një konference më 7 gusht.

Në këtë fjalim Miller kishte shprehur shqetësimin nga vendimet e “pakoordinuara” të lidershipit të Kosovës.

“Ne jemi të shqetësuar nga vazhdimi i vendimeve të pakoordinuara nga lidershipi i Kosovës. Ne besojmë se ata i vënë në rrezik mundësitë që ne e kemi ndihmuar Kosovën të krijojë. Nëse shikoni historinë që nga pavarësia e Kosovës, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur fuqishëm integrimin e tyre të plotë në bashkësinë ndërkombëtare si një demokraci sovrane multietnike, por për të realizuar këtë vizion, që është një vizion që ne ndajmë, ne kemi bashkëpunuar me liderët e njëpasnjëshëm politikë të Kosovës për masat që përmirësojnë paqen dhe prosperitetin në vend, duke avancuar Kosovën në këtë rrugë euroatlantike për të cilën ju keni rënë dakord”, ka thënë ai.

Poashtu ai ka inkurajuar Kosovën që ti kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktivë me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në e NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

“Dhe kështu ajo që ne do ta inkurajonim Qeverinë e Kosovës që të bëjë është që t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me Shtetet e Bashkuara, me BE-në, me NATO-n dhe partnerët e tjerë të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës. Dhe ne e kemi bërë të qartë – siç po e bëj të qartë publikisht, ne ia kemi bërë të qartë këtë privatisht edhe qeverisë”, përfundoi ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *