Shanthi Kalathil, zëvendësndihmësja dhe koordinatorja për demokraci e presidentit amerikan, Joe Biden, në prag të edicionit të dytë të Samitit për Demokraci, ka vlerësuar angazhimin e Kosovës në përmbushjen e zotimeve të këtij samiti.
Kalathil vlerësoi lartë edhe angazhimin e presidentes, Vjosa Osmani.
Kujtojmë se Kosova përgjatë vitit të kaluar, ka arritur suksese të rëndësishme në të tri zotimet të cilat kishin për qëllim fuqizimin e sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, luftimin e autoritarizmit, avancimin e të drejtave të njeriut, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen me fokus në avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore.
Presidenca e Kosovës është përzgjedhur nga Shtëpia e Bardhë që të bashkë-udhëheqë me grupin tematik për sundim të ligjit.
Edicioni i dytë i Samitit për Demokraci mbahet më 29 dhe 30 mars 2022 dhe pjesëmarrëse janë mbi 100 shtete.