Dy zyrtarët e lartë të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi dhe Endrit Shala kanë vizituar ish krerët e UÇK-së në Hage.
Lajmin e ka bërë të ditur, ish deputeti Endrit Shala.
“Bashkë me sekretarin e NISMA z. Bilall Sherifi dhe vëllaun Granit M Shala, për vizitë te udhëheqësit e luftës çlirimtare, krijuesit dhe ndërtuesit e shtetit të Kosovës! Fitimtarët e betejave për Liri dhe Shtetndërtim do ta fitojnë edhe betejën për Drejtësi”, ka shkruar ai në Facebook.