Pre. Nën 22nd, 2024

Shisnin drogë në Vlorë/ 7 të arrestuar në një festival, në mesin e tyre një banor nga Kosova

Policia e Vlorës bën me dije se ka arrestuar 7 shqiptarë dhe të huaj të cilët vepronin si një grup kriminal që kishte si qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza të vogla.

Në kuadër të operacionit “Parts 28”, policia ushtroi kontroll gjatë një festivali të zhvilluar në Delisuf ku dhe u arrestuan këta të rinj që kryenin aktivitet kriminal.

Sipas A2, atyre iu sekuestrua kokainë, MDMA, ekstazi, LSD, kanabis, 2 automjete dhe 1800 euro të përfituara nga shitja e dozave të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë A. S., 37 vjeç, banues në Poloni; P. O., 38 vjeç, banues në Hungari; Ch. G., 27 vjeç, banues në Itali; G. M., 20 vjeçe, banuese në Itali; P. S., 43 vjeç, banues në Çeki; S. S., 20 vjeç, banues në Tiranë; F. K., 27 vjeç, banues në Kosovë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *