Hën. Nën 25th, 2024

Shoqatat e luftës në Dukagjin flet për flamurin në Koshare, provokim për shqiptarët

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Dukagjin kanë reaguar ashpër ndaj vendosjes së flamurit serb në kullën e vrojtimit në Koshare, duke thënë se ky është një provokim për të gjithë shqiptarët.

Për luftëtarët e UÇK-së dhe familjet e të rënëve për liri, kjo është një fyerje e rëndë nga Serbia në prag 22-vjetorit të çlirimit, me faktin se një gjë e tillë ndodh shumë afër varrezave, ku pushojnë heronjtë e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, thuhet në reagim.

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Dukagjin kërkojnë nga Qeveria e Kosovës dhe organet e sigurisë të ndërmarrin masa që të ndalen përgjithmonë këto dukuri të shëmtuara dhe fajtorët të dënohen.

“Në të kundërtën çfarë na mbetet ne? Të heqim dorë edhe nga kjo shtetësi që e kemi, pasi që as në shtetin që e ndërtuam vetë, nuk ndjehemi më të sigurt. Ju përgjegjësit e institucioneve shtetërore dhe atyre të sigurisë, nëse nuk doni ose nuk dini të mbani shtet, deklarohuni dhe lëshoni rrugë”, përfundon reagimi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *