Policia e Kosovës për rajonin e Pejës për Gazeta Blic ka dhënë detaje për rastin e shpërthimit të bombolave të gazit në një vilë në Bogë.
“Rreth orës 11:53 minuta, Policia është njoftuar se në fshatin Bogë në një vilë kanë shpërthyer dy bombola gazi dhe janë lënduar katër persona”, tha zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi.
Ai shtoi se të lënduarit fillimisht janë dërguar në Spitalin e Pejës e më pas 3 nga 4 të lënduarit janë dërguar në QKUK.
“Fillimisht ata janë dërguar në Spitalin rajonal të Pejës dhe më pas 3 prej tyre janë dërguar në QKUK”, deklaroi Gashi.